Kosova pranoi propozimin e BE, Rama: Është koha që edhe Serbia të bëjë të njëjtën gjë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje më ecurinë e dialogut ndërmjet Serbisë dhe Kosovës për depërshkallëzimin e tensioneve.

“Populli i mençur shqiptar dhe jo vetëm ai, meqë ra fjala, thotë “më mirë vonë se kurrë”. Nuk mund ta fsheh kënaqësinë që lidershipi i Kosovës më në fund bëri thirrjen e duhur në takimin e djeshëm në Bruksel! Kosova është në një vend shumë më të mirë sot duke pranuar me mençuri propozimin e BE-së më 21 tetor – një hap shumë domethënës përpara.