‘Kosova’ nxeh situatën në Kuvend/ Berisha bllokon foltoren, e rrethon Garda, Basha flet nga vendi. Momentet e tensionit

Me tensione dhe debate me tone të forta po shoqërohet seanca e sotme plenare, ku duket se folësit kanë devijuar nga rendi i ditës dhe po flasin për tensionet në Kosovë.

Teksa Berisha bllokoi foltoren e Kuvendit dhe nuk pranoi që ta lironte atë, duke vijuar të fliste edhe me mikrofon fikur, Basha nga ana tjetër vijonte replikën nga vendi i vetë. Kaq mjaftoi që të ngrihej Garda dhe të rrethonte foltoren.

  • foto galeri
  • foto galeri

Pas disa sekondash, kryeparlamentarja Lindita Nikolla urdhëroi largimin e Gardës.