‘Kosova është zemra e Serbisë’, Djokovic ndez tensionet në veri: Më e pakta që mund të bëja
Novak Djokovic ndez akoma dhe më shumë zjarrin e situatës së tensionuar në veri të Kosovës.
Tenisti ka shkruajtur në serbisht “Kosova është zemra e Serbisë, ndal dhunën” në një prej lenteve të kamerave gjatë sfidës në French Open, për të krijuar kështu polemika rreth kësaj situate.
Pas sfidës, Djokovic ka argumentuar edhe arsyet e këtij veprimi.
“Kosova është djepi ynë, fortesa jonë, qendra e gjërave më të rëndësishme të vendit tonë. Ka shumë arsye pse e shkrova atë në kamera. Kjo është më e pakta që mund të bëja. E ndjej përgjegjësinë si personazh publik të jap mbështetje. Sidomos si bir i një njeriu të lindur në Kosovë, ndjej nevojën të jap mbështetjen time. popullit tonë dhe gjithë Serbisë. Qëndrimi im është i qartë: Unë jam kundër luftërave, dhunës dhe çdo lloj konflikti, siç e kam deklaruar gjithmonë publikisht. Unë i ndjej të gjithë njerëzit, por situata me Kosovën është precedent në të drejtën ndërkombëtare” tha tenisti serb.
Pas këtyre deklaratave, në Rahovec të Kosovës gjatë natës është shkatërruar një murale e tenistit. Fytyra e Djokoviç ishte shkarravitur ndërsa në krah ishte shënuar UÇK (Ushtria Çlirimtare e Kosovës).