“Kosova e uli në gjunjë Serbinë 25 vjet më parë, sot duhet ta lërë në bisht”- Mesazhi i Ramës: Fatin e kemi në duart tona, krahët i kemi të shtrira nga Mitrovica në Konispol

Kryeministri Edi Rama tha se Kosova nuk duhet të presë se çfarë duhet të bëjë Serbia për hapat drejt BE apo NATO-s.

Në mbledhjen e përbashkët të dy parlamenteve qe u mbajt ne Prishtin, kreu i qeverise shqiptare  u shpreh se nuk po jep një leksion, por nje opinion si një vend që po ecën drejt BE.

“Kosova e uli në gjunjë Serbinë 25 vjet më parë dhe sot duhet ta lërë në bisht Serbinë”, tha Rama.

Rama: Nuk ka asnjë arsyer që Kosova të presë ca do bëjë Serbia për të bërë hapat e saj drejt BE dhe NATO-së. Kosova e uli në gjunjë Serbinë 25 vjet më parë dhe sot duhet ta lërë në bisht Serbinë. E them këtë jo për ti dhënë Kosovës në asnjë mënyrë një leksion, por një opinion vëllazëror dhe konstruktiv për mënyrën sesi mësimet e integrimit në njërin vend mund ti vlejnë edhe vendit tjetër. Fatin tonë të përbashkët kombëtar e kemi të gjithin në duart tona dhe krahët i kemi të shtrira nga Mitrovica në Konispol. Do udhëtojmë të gjithë bashkë, ose nuk udhëtojmë.