Korrupsion në zgjedhje, dënohet me 1 vit burg kryebashkiaku Edison Memolla

Një vit burg dhe 5 vite pezullim nga çdo funksion publik.

Është kjo masa e sigurisë për Edison Memollën, kryebashkiakun e Rrogozhinës dhënë nga GJKKO, pas akuzave për korrupsion nē zgjedhje.

Sipas akuzës së ngritur nga SPAK, Memolla ndërhynte pranë OSHEE që të mos u ndërpritej energjia elektrike debitorëve, me qëllim që ata ta votonin në zgjedhjet vendore të 6 marsit 2022 ku ai kandidonte nën siglën e PS, ku edhe rezultoi fitues.