Korrupsion me një thes patate/ Gjykata vendos të çojë në SPAK 6 pedagogët e universitetit të Elbasanit
- 5 November, 2024
Dalin sot para gjykatës 6 pedagogët e arrestuar për korrupsion pasiv në universitetin e Elbasanit. Gjykata vendos ta çojë në SPAK çështjen.
Pedagoget e Fakultetit të Shkencave të Edukimit u arrestuan nga policia mëngjesin e së premtes teksa ishin në ambientet e fakultetit.
Njëra prej tyre ndodhej jashtë vendit dhe është shpallur në kërkim.
Prokuroria sot pritet të kërkojë masën e sigurisë detyrim paraqitje dhe pezullim nga detyra për pedagogët dhe arrest me burg për sekserin Gazmend Hodo.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ