Korrupsion e fshehje pasurie/ SPAK përfundon hetimet dhe çon në GJKKO dosjen e ish gjyqtarit të Elbasanit, Ilir Pashaj!
TIRANE- Prokuroria e Posaçme përfundoi hetimet dhe mori të pandehur për 3 akuza ish gjyqtarin e Gjykatës së Elbasanit, Ilir Pashaj, i cili pas largimit nga gjyqësori ka ushtruar detyrën e avokatit. SPAK informoi sot (25 mars 2024) se paraqiti para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për gjykim të në ngarkim të tij
Për çfarë akuzohet?
SPAK e akuzon për tre vepra penale
– ‘Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”
– “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”
– Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”
Pse korrupsion?
Sipas SPAK Pashaj ka përfituar pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme të cilat janë produkt i veprës penale të korrupsionit. Rasti për të cilën i referohet SPAK ka të bëjë me një vendim që gjyqtari ka dhënë në 2009 për lëshimin e urdhrit të ekzekutimit për tituj ekzekutiv.