Korçë/ PS mban 6 mandate, ja sa mban PD. Pendavinji më i votuari i qarkut

Partia Socialiste në qarkun e Korçës ruan avantazhin duke siguruar 6 mandate, ndërsa koalicioni i udhëhequr nga Sali Berisha do të përfaqësohet me vetëm 4 deputetë nga lista e mbyllur, duke mos arritur të marrë asnjë mandat përmes votës preferenciale.

PS fut në Kuvend 3 deputetë nga lista e mbyllur, Niko Peleshi, Genti Lakollari dhe Romina Kuko. Ndërkohë, tre mandate të tjera janë siguruar përmes votës preferenciale nga Ilirian Pendavinji me 8222 vota, Bledi Como me 7347 vota dhe Besa Spaho me 5457 vota.

Ndërsa  PD-ASHM merr në këtë qark 4 deputetë, ku tre prej tyre janë nga lista e mbyllur: Ivi Kaso, Ledina Alolli dhe Bledjon Nallbati. Mandati i katërt i shkon Jorida Mazelliut, e cila siguron 4356 vota preferenciale.

PS konfirmon kështu dominimin në këtë qark me një kombinim mandatesh nga lista e mbyllur dhe votat preferenciale, ndërsa opozita mbetet e kufizuar në rezultat.