Aksident me dy të plagosur rëndë në aksin rrugor Korçë – Pogradec në afërsi të kryqëzimit të fshatit Leminot
Një motoçikletë ka qenë duke udhëtuar nga Maliqi në drejtim të Pogradecit kur ka goditur një këmbësor i cili po lëvizte në aksin nacional.
Burime pranë vendit të ngjarjes bëjnë me dije se këmbësori ka qenë duke ecur në anë të rrugës kur papritur është përplasur një motoçikletë.
Gjendja e këmbësorit është tejet e rëndë ndërsa në gjendje po të rëndë është edhe drejtuesi i motoçikletës, i cili ndodhet në spitalin e Korçës.
Policia po heton për shkaqet e këtij aksidenti me dy të plagosur.
Tags:
korce
Regjistrohu në buletinin tonë informativ