Korçë/ Mjeti humb kontrollin dhe përplaset me karburantin, shoferi përfundon në …
Aksident me një të plagosur rëndë në aksin rrugor Korçë – Maliq në afërsi të fshatit Vlocisht.
Një mjet ka qenë duke udhëtuar nga Maliqi në drejtim të Korçës kur papritur ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurat e një karburanti në anë të rrugës.
Nga goditja drejtuesi i mjetit ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar drejt spitalit të Korçës për ndihmë mjekësore.
Burime pranë spitalit thanë se gjendja është e rëndë por jashtë rrezikut për jetën.
Për fatin e mirë mjeti nuk është përplasur me pompat e pikës së karburantit pasi ngjarja do të kishte qenë shumë herë më e rëndë.
Aksi Maliq – Korçë edhe për shkak të degezimeve e kryqëzimeve të shumta është një aks rrugor me problematika të shumta në lëvizjen e mjeteve.