Korçë/ Makina humb kontrollin dhe del nga rruga plagoset shoferi dhe vajza e tij e mitur

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në Korçë ku për pasojë është plagosur 32-vjeçari ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga për pasojë ka mbetur i plagosur bashkë me vajzën e tij e mitur. Sipas policisë ata janë transportuar menjëherë në spital ku janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Maliq/ Informacion paraprak

Rreth orës 17:00 në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në fshatin Pirg, shtetasi M. Xh ., 32 vjeç, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti është dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi M. Xh., dhe vajza e tij e mitur pasagjere në automjet, të cilët po merr mjekim në spital, në gjendje jashtë rezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.