Korçë/ I moshuari shkon në spital me dëmtime në trup, të paqarta rrethanat e ngjarjes

Një i moshuar i moshës rreth 80 vjeç, banues në lagjen nr.15 në Korçë është paraqitur në spital me dëmtime në trup që dyshohet të jenë shkaktuar nga sende të forta.

Mbetet e paqartë mënyra se si mund të jetë dëmtuar i moshuari pasi sipas policisë e cila ka shkuar në banesën e të moshuarit nuk ka konstatuar asgjë të dyshimtë.

Banesa ka qenë e mbyllur, dera nuk ka qenë e dëmtuar as pajisjet brenda saj.

Policia ndërkohë po punon për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarje.