Korçë, gjendet trupi i pajetë i një personi në rezervuar


Trupi i pajetë i një të moshuari është gjetur në rezervuarin e Gjancit në Korçë.

Kanë qenë banorë të zonës që kanë parë kufomën dhe menjëherë kanë lajmëruar policinë lokale, e cila ka bërë të mundur dhe nxjerrjen e trupit pa jetë nga ujërat e këtij rezervuari.
Dyshohet se viktima është një person që prej një jave ishte shpallur në kërkim, megjithatë pritet identifikimi dhe ekspertiza mjeko-ligjore për të zbuluar shkakun e vdekjes.