Korçë/ Gjen fundin tragjik 20-vjeçari i zhdukur prej 6 ditësh, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Gjonomadh të Korçës, ku një i ri që rezultonte i zhdukur prej gjashtë ditësh është gjetur pa shenja jete në afërsi të përroit të fshatit.

Sipas informacioneve paraprake nga policia, viktima është identifikuar si Hysen Latollari, 20 vjeç, banues në këtë fshat dhe dyshohet se është vetvrarë.

Latollari ishte larguar nga banesa e tij gjashtë ditë më parë, pa marrë me vete sendet personale. Kjo kishte alarmuar familjarët, të cilët menjëherë kishin njoftuar policinë për zhdukjen e tij. Prej asaj dite, ai nuk ishte kontaktuar më me askënd dhe përpjekjet për ta gjetur kishin vijuar pa rezultat deri mëngjesin e sotëm.