Korçarët bashkohen për rikthimin e pyllëzimit të kodrës, pas dëmeve të shkatërruara në 1997

Qytetaria korçare vazhdon mbjelljen e pemëve në kodrat mbi qytet, me qëllimin e mirë për të rikthyer edhe njëherë tjetër pyllezimin e shkatërruar më së shumti gjatë vitit të mbrapsht 1997.

Për ta bërë këtë kanë reaguar me kontribut financiar jo vetëm që korçarët që jetojnë në qytetin e tyre por edhe ata të cilët jetojnë deri në Amerikën e largët.

Iljon Thanas është njeri prej atyre i cili punon për të rikthyer pyllezimin e kodrës shumë të frekuentuar nga qytetarët korçarë.

“Më kujtohet një pyll me akacje, gështenja, vreshta me pak fjalë kodër e pyllëzuar. Sot e shpyllesuzuar e prerë, ka erozion në pjesën jugore për shkak të bimësise. Kjo është një unazë e gjelbër pasi shpesh qytetarët kanë ecjen unë i shoh tek kjo unazë. Menduan duke e pyllëzuar u shtojmë mundësinë të ecin në hije, ndiejnë aromën e blirit”, tha Thanasi.

Nuciel Doko, një tjetër qytetar, tha se me dëshirën e mirë të të gjithëve kodra do të rikthehef shumë shpejt.

” Mendoj që një nga arsyet që po bëjmë këtë punë është të rikthejmë këtë pyllezimin siç ka qenë. Me dëshirën e mirë patjetër që ja dalim”, tha Doko.

Prej 3 vitesh qytetaria korçare është duke punuar për mbjelljen e pemëve ku janë përfshirë të gjithë, madje e nxënës të shkollave 9 vjeçare