Tensionet mes banorëve të “Big Brother VIP Albania 4” kanë arritur kulmin pas një përplasjeje të fortë mes Jozit dhe Gjestit. Pas një debati të ashpër gjatë darkës, Jozi e ka fyer rëndë Gjestin, duke e quajtur atë “kopil shkine” dhe duke e kritikuar për moskërkimin e faljes pas incidentit të ndodhur gjatë dasmës së Gjestit dhe Loredanës.
Ai i tha Gjestit: “Veç një kopil shkine nuk kërkon falje në një dasmë,” dhe vazhdoi të përdorte fjalë fyese të tjera, duke i bërë një referencë të pahijshme te kënga popullore “Boll o kopil shkine na ke vra mas shpine”.
Përgjigjia e Gjestit ishte e menjëhershme dhe e fortë: Unë jam kopil shkine, a? Marre të qoftë.
Ky tension ka shkaktuar një reagim të fortë në shtëpinë e “Big Brother”, ku përplasje të tilla nuk ishin të parashikuara, veçanërisht nga Jozi, i cili gjithmonë kishte ruajtur një profil më të qetë.
Pas këtij incidenti, Vëllai i Madh ka marrë vendimin për të përjashtuar Jozin nga gara për shkak të komenteve denigruese, poshtëruese dhe të pandjeshme që ai ka bërë ndaj Gjestit. Vendimi i përjashtimit ka pasuar debatet e forta të një nate më parë dhe ka rritur edhe më shumë tensionin mes banorëve të shtëpisë.