Kontrollonin plantacione me kanabis, arrestohen 7 shqiptarë në Belgjikë

Një bandë shqiptare që menaxhonte disa plantacione kanabisi nga Deurne është kapur në Antwerp. Tetë persona ranë në pranga pas disa kontrolleve të kryera në disa shtëpi, kryesisht në Limburg.

Autoritetet në Antwerp kanë vendosur masën e paraburgimit për 7 shqiptarë dhe një shtetas gjerman. Ata u arrestuan pasi policia kreu kontrolle të shtëpive në zona të ndryshme të qytetit, veçanërisht në Limburg.

Raportohet se u eliminuan 3 plantacione aktive të rritjes së kanabisit, ndërsa u zbuluan më shumë se 1000 bimë dhe u sekuestruan 43 kilogramë kanabis.

Hetimi filloi vitin e kaluar. Më pas gjatë një aksioni kontrolli në rajonin kufitar është kapur një furgon me një shqiptar në timon. Furgoni ishte i ngarkuar me plehra kimike dhe vazo duke ngjallur dyshime te hetuesit.