Kontrolli nga SPAK, Gjykata e Lartë pranon ankimin e Arbër Veliajt dhe kthen çështjen në Apelin e Posaçëm për rishqyrtim
- 14 May, 2025
Gjykata e Lartë ka pranuar rekursin e Arbër Veliajt, vëllait të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke vendosur kthimin e çështjes për rishqyrtim në Apelin e Posaçëm.
Vendimi erdhi pas kundërshtimit nga Arbër Veliaj i kontrolleve të ushtruara në banesat dhe bizneset e tij me kërkesë të SPAK, të cilat ishin miratuar më parë nga GJKKO dhe Apeli i Posaçëm në dhjetor të vitit të kaluar.
Gjykata e Lartë në vendimin e saj kërkoi prishjen e vendimit të mëparshëm dhe rishqyrtimin e dosjes nga i njëjti trup gjykues në Apelin e Posaçëm për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ