Detaje të reja kanë dalë nga kontrolli i zhvilluar në banesën e Arben Isufajt, të njohur si Ben Qimja, i cili po hetohet për kërcënimin e një gjyqtari.
Gjatë bastisjes, autoritetet sekuestruan një pistoletë, ku ishin gdhendur inicialet e tij “A.I.”. Për këtë arsye, ai është shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje, ndërsa vijojnë hetimet edhe për përpjekjen e tij për të korruptuar një gjyqtar.
Arben Isufaj është një emër i njohur në botën e krimit në Shqipëri dhe ka qenë i përfshirë më parë në trafik droge dhe aktivitete të tjera kriminale.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ