Kontrollet e SPAK në Elbasan, reagon deputeti socialist: Nëse është blerë një votë për mua, shkoj me qejf në burg!

Deputeti i Partisë Socialiste në Qarkun e Elbasanit, Luan Duzha, ka reaguar pas raportimeve për përfshirjen e tij në hetimet që po zhvillon SPAK mbi krimet zgjedhore në këtë zonë.

Në një deklaratë për mediat, ai mohoi kategorikisht çdo përfshirje në blerje votash dhe tha se është i gatshëm të përballet me drejtësinë nëse provohet se është blerë edhe vetëm një votë për të.

Nëse është blerë një votë unë shkoj me qejf në burg, kaq, një votë”, deklaroi socialisti.

Ai u shpreh se ndaj tij nuk janë bërë kontrolle dhe as nuk iu është sekuestruar celulari.

“Është e gjitha një gënjeshtër, as nuk më kanë kontrolluar, as nuk më kanë marrë celularin, asgjë.

Nëse është blerë një votë unë shkoj me qejf në burg, kaq, një votë.

Unë flas për veten time, nëse është blerë një votë e vetme nga njerëzit e mi apo shokët e mi për mua, unë shkoj me qejf në burg”, deklaroi deputeti socialist.