Kontrolle në qarkun Shkodër, asgjësohen mbi 1300 bimë kanabis

Vijon operacioni në kuadër të asgjësimit të parcelave me kanabis në qarkun e Shkodrës.Policia informoi sot se në kuadër të operacionit të asgjësimit të parcelave janë asgjësuar 1388 bimë kanabis në territoret e njësive administrative Pult, Shalë dhe Shllak.

Ende nuk dihet se kush janë autorët e kultivimit të bimëve narkotike. Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të kultivimit të këtyre bimëve narkotike.