“Kontroll blic në apartamentin e fshehtë të çiftit Veliaj”, Berisha publikon mesazhin: Gjenden qindra fatura, dhjetëra kontrata dhe sasi e madhe parash

Kryetari i opozitës, Sali Berisha, reagoi pas lajmit se BKH ka ushtruar një kontroll në një apartament të fshehtë të çiftit Erion Veliaj-Ajola Xoxa.

Kontroll blic në apartamentin e fshehtë të çiftit Veliaj. Gjenden qindra fatura, dhjetëra kontrata dhe sasi e madhe kesh.

Më poshtë mesazhi i qytetarit dixhital:

Përshëndetje dr. Dje ne ora 13:00 është kontrolluar nga BKH në një operacion blic një apartament i fshehtë i çiftit Veliaj mbi qendrën Harabel. 

Sipas Nesti Angonit, ky ishte apartamenti i kesh-it të tyre.

Në apartament është gjetur grumbuj me fatura, me dosje të shumta kontratash, por edhe kartona plot me euro. Të gjitha janë sekuestruar së bashku me kompjuterët dhe pajisjet e tjera dixhitale. Kontrolli u bë nën mbrojtjen e rreptë të policisë dhe vendim të gjykatës!