Kontrata e re e çmendur për Ronaldon në Arabinë Saudite! 500 mijë euro në ditë
Cristiano Ronaldo do të mbetet lojtari më i paguar në botë, pasi klubi i Al Nasr në Arabinë Saudite i ka ofruar një kontratë të re marramendëse, që do ta mbajë atë në krye të listës së të paguarve. Lojtari portugez është në vitin e fundit të kontratës aktuale, por sipas mediave saudite, klubi i tij po i ofron një marrëveshje edhe më të majme.
Sipas informacionit nga gazeta ‘Al Khabar’, Ronaldo do të përfitojë 200 milionë euro në sezon vetëm nga paga, një shumë që e bën të ardhurat e tij javore rreth 3,8 milionë euro, apo më shumë se 500 mijë euro në ditë. Ky nivel pagese është i paimagjinueshëm dhe ka për qëllim ta mbajë Ronaldon si një ikonë të futbollit global në këtë treg të ri.
Kontrata e re mendohet të jetë shumëvjeçare dhe do të ofrojë mundësi për fitime edhe më të larta, përfshirë aktivitete promocionale, duke e bërë Ronaldon një ambasador të rëndësishëm për futbollin dhe sportin në Arabinë Saudite.