Kontrabandë të mallrave luksoze/ Shtyhet seanca ndaj ish shoferit të Ardi Veliut

Shtyhet seanca ndaj Sokol Idrizajt, ish shoferit të ish drejtorit të Policisë së Shtetit Ardi Veliu.

Të pandehur në këtë dosje janë tetë persona dhe në një seancë të mëparshme Spak shpalli pretencën.

Sot pritej mbërritja dhe gjyqi u la më datën 18 dhjetor ora 14:00.

SPAK shpalli pretencën më 5 nëntor për grupin kriminal që fuste kontrabandë mallra luksoze nga Franca drejt Shqipërisë.

Prokuroria e Posaçme kërkon 12 vite burg që me uljen e dënimit shkon në 8 vite, për Agustin Mesulin, Altin Dodën, Sokol Idrizajn dhe Elda Idrizajn.

SPAK kërkon 10 vite që me uljen e dënimit shkon në 6 vite e 8 muaj për Florian Bakun dhe Egi Idrizaj, 6 vite që konvertohet në 4 vite për Bora Idrizaj dhe dhe 6 që konvertohet në 4 vite për Vangjush Kasharen dhe Tomor Barutin.

Gjithashtu SPAK kërkon edhe konfiskimin e pronave të grupit kriminal.

Prokurori i posaçëm Adnan Xholi i kërkoi gjykatës që të konfiskohen edhe prova.