Konsumoi një sasi të konsiderueshme ilaçesh, humb jetën 43-vjeçarja

Një 43-vjeçare ka humbur jetën në Klos. Shtetësja me iniciale V.Z. dyshohet se konsumoi një sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore antidepresiv në orët e para të mëngjesit të sotëm në banesën e saj.

43-vjeçarja, u transportua për mjekim në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në gjendje të rëndë shëndetësore, ku më pas ka ndërruar jetë.

Ngjarja dyshohet si vetëvrasje, megjithatë grupi hetimor ka nisur hetimin për rastin.

Njoftimi i policisë:

Klos/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në banesë, shtetasja V.Z., 43 vjeçe, dyshohet se ka konsumuar një sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore antidepresiv.

43-vjeçarja, u transportua për mjekim në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në gjendje të rëndë shëndetësore, ku më pas ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.