Konsumoi fostoksinë para dyerve të SPAK, ndërron jetë 63-vjeçari nga Lezha


63-vjeçari i cili konsumoi fotoksinë mesditën e ditës së djeshme para dyerve të SPAK ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në QSUT .

Pal Trashaj nga Lezha pretendonte se kishte kallëzuar disa zyrtarë të lartë, ish-ministra dhe deputetë për problemet me pronat e tij dhe SPAK s’i kishte dhënë zgjidhje.

Ai u dërguar menjëherë në spital pasditen e së martës por gjendja u rëndua pasi siç u raportua nga bluzat e bardha kishte konsumuar 3 kokrra fostoksinë.

Përmes një deklarate për mediat SPAK sqaron një ditë më parë se shtetasi Pal Trashaj është paraqitur tek oficeri i informacionit dhe ka kërkuar takim me një nga hetuesit e BKH-së për një çështje e cila pas verifikimeve ka rezultuar se i ka kaluar për kompetencë një prokurorie të juridiksionit të përgjithshëm që në vitin 2022.