Konstituohet Komisioni i Dezinformimit, PD nuk merr pjesë, Çuçi: Nuk duhet parë si pjesë e luftës partiake
Komisioni i Dezinformimit është mbledhur ditën e sotme dhe opozita nuk është paraqitur për të marrë pjesë. Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Bledi Çuçi shprehu keqardhje për mospraninë e opozitës, ndërsa shtoi se puna e këtij komisioni nuk duhet parë si pjesë e luftës partiake mes mazhorancës dhe opozitës.
“Pa u zgjatur do të doja që të uroja punë të mbarë këtij komisioni, sepse është nga ata komisioni që nuk duhen parë në këtë pikë si pjesë e luftës partiake mes mazhorancës dhe opozitës dhe më vjen keq që kolegët e opozitës, me gjithë ftesën e vazhdueshme nga kryetarja e Kuvendit, ende sot nuk kanë shprehur gatishmërinë për të ardhur në këtë komision”, tha Çuçi.