Konstituohet grupi i dialogut për ligjet me shumicë votash, ja çfarë pritet të diskutohet
TIRANË– Është konstituar grupi i dialogut për ligjet që kërkojnë shumicë votash, 3/5, dhe ligjet e nevojshme për rrugëtimin në Bashkimin Evropian.
Në mbledhjen me dyer të mbyllura që zgjati rreth 1 orë, u ngrit grupi i punës pas dakordësisë së arritur mes palëve.Rithemelimi tha se Reforma Zgjedhore është prioritet i tyre.
Mekanizmi i dialogut do të ketë 3 anëtarë nga opozita dhe 3 nga mazhoranca. Nga Rithemelimi anëtar është Oerd Bylykbashi dhe Dhurata Çupi, ndërsa vendi që refuzoi Basha, i ëhstë lënë Erisa Xhixhos nga PL.
Nga mazhoranca anëtar janë Damian Gjiknuri, Klotilda Bushka dhe Toni Gogu.
Ngritja e këtij mekanizmi dialogu u bë pas dakordësisë me mazhorancën dhe Rithemelimin pas rikthimit të tyre në veprimtarinë normale të Kuvendit. Ky grup pritet të marrë vendime me konsensus për ligjet që duan 84 vota, përfshirë Reformën Zgjedhore, për të shkuar drejt votimit në parlament, me dakordësinë e palëve.
Lajm ne perditesim…
Erisa Xhixho- Partia e Lirisë
Dhurata Çupi- Rithemelimi
Damian Gjiknuri- PS
Klotilda Bushka- PS
Toni Gogu- PS