Konkursi merr doza komike/ Bëri veprime të turpshme tek Gjykata e Lartë, kandidon për Drejtor Policie

Midis 15 kandidatëve që kanë aplikuar për postin e Drejtorit të përgjithshëm të Policisë është dhe Hajrulla Xhivini, një person i cili aktualisht është në kërkim se ka thyer masën e sigurisë. Ai është arrestuar nga policia e tiranës për ‘Veprime të Turpshme’ në publik dhe i është dhënë masa arrest shtëpie. Xhivni pasi ka aplikuar për postin e kreut të Policisë së Shtetit ka ndarë dhe një video në rrjetin social Tik Tok ku liston arsyet se pse duhet të jetë ai i zgjedhuri.

Në videon prej 9 minutash, kandidati Hajrulla Xhivini, ka sulmuar të gjithë ata që kanë qenë eprorët e tij, përfshirë Muhamet Rrumbullakun. Ai tregon se motivi përse ka kandiduar për drejtues të parë të Policisë së Shtetit është vetëm e vetëm për të vënë ligj. Ndër të tjera ai ka listuar edhe veprimet që do ndërmarrë nëse zgjidhet drejtues i Policisë, ku shprehet se do të bëjë programin më të mirë të Policisë së Shtetit. Një nga karakteristikat e tij është edhe dallimi i njerëzve hileqarë

Në radhë të parë iu uroj shëndet dhe mbarësi. Sikurse shumica e ndjekësve që do të dëgjojnë këtë video në luftë kundër krimit të organizuar. Do i them kriminelit kriminel dhe do sfidoj sistemit gjyqësor dhe prokurorinë që janë lidhur si grup i strukturuar kriminal. Një kandidim tjetër për drejtues të Policisë është hapur në vend të kryekriminelit Muhamet Rrumbullakut. Ai u bë palë me krimin e organizuar që kur ishte në SHÇBA. Aktet e tjera kanë qenë vetëm shfaqje. Shumë gjëra janë të fshehta. Rrumbullakun do ta fus unë në burg të paguajë jo vetëm për çështjen time, por edhe të gjithë shqiptarëve. Motivi përse unë kandidova për drejtues të parë të Policisë së Shtetit është vetëm e vetëm për të vënë ligj. Që jeta e shqiptarëve të jetë e garantuar. Njohuria që kam nga informatika më kanë shpëtuar nga grupi kriminal me në krye Sokol Sadushajn dhe të gjithë të tjetër. Janë në sulm të qytetarëve të ndershëm. Çfarë do bëj si drejtues i Policisë? Do e bëj të pakapshëm dhe produkt shqiptar. Kjo do jetë gjëja më kryesore që të parandalohen shumë krime. Unë jam me popullin e thjeshtë. Ju garantoj vetëm dhe vetëm zbatimin e ligjit. Do bëj programin më të mirë të Policisë së Shtetit. Kam një nuhatje të veçantë që të dalloj njerëzit hileqarë me të cilët punoj. I bëj thirrje çdo shqiptari që të vijë dhe të kthehet për investuar në Shqipëri. Të drejtën e keni ju në dorë, o zgjidhni drejtues të saktë dhe me universitet, o kriminelë. Ju lutem më mbështesni në nismën time. 

15 kandidatët do të kalojnë në një filtër vlerësimi nga komisioni ad-hoc në Ministrinë e Brendshme në 10 ditët e ardhshme të punës. Në fund të gjithë do të pikëzohen në bazë të kritereve të eksperiencës, trajnimeve dhe aftësive profesionale nga i pari deri tek i fundit.