Kongresi Ndërkombëtar ISEBUSS 4: Fakulteti i Gjuhëve të Huaja bashkon studiues nga tre kontinente
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës mbylli sezonin akademik me një ngjarje madhore shkencore dhe kulturore: Kongresi Ndërkombëtar ISEBUSS 4.
Eventi mblodhi studiues dhe akademikë nga vende të ndryshme si Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Turqia, Kina, India, Letonia, Siria, Jordania, Azerbaixhani, Kirgistani dhe Bullgaria.
Drejtuesi i simpoziumit, Prof. Dr. Mustafa Paksoy, falënderoi Fakultetin për mikpritjen dhe prezantoi të ftuarit e nderit, duke theksuar rëndësinë e shkëmbimeve ndërkombëtare akademike dhe përvojave mes studiuesve.
Në fjalën përshëndetëse, Prof. Asoc. Dr. Adriatik Derjaj, përgjegjës i Departamentit të Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike, theksoi se ky kongres është rezultat i një pune disa vjeçare të stafit të Fakultetit. Ai e vlerësoi ngjarjen si një hap të rëndësishëm në promovimin e gjuhëve lindore dhe aziatike, si dhe të qytetërimeve që ato përfaqësojnë. Derjaj falënderoi gjithashtu kolegët nga Universiteti i Vlorës dhe i Durrësit për bashkëpunimin.
Kongresi u mbyll me fjalën e Zv. Dekanes, Dr. Kristina Sheperi, e cila theksoi rëndësinë e karakterit shumëdisiplinor të këtij eventi. Ajo nënvizoi rolin që luan gjuha në ndërlidhjen e proceseve kulturore dhe shkencore, si dhe angazhimin e Fakultetit në nxitjen e bashkëpunimeve akademike dhe shkëmbimeve të qëndrueshme të përvojës.
Postimi i plote:
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja e përmbylli këtë sezon me Kongresin N dërkombëtar ISEBUSS 4 me një pjesëmarrje të gjerë nga Mbretëria e Bashkuar, Azerbaixhani, Turqia, India, Siria, Jordania, Letonia, Kina, Kirgistani, Bullgaria e Gjermania.
Drejtuesi i Simpoziumit, Prof. Dr. Mustafa Paksoy, pasi falënderoi Fakultetin e Gjuhëve të Huaja për mikpritjen, prezantoi të ftuarit e nderit nga Britania dhe Gjermania, shpjegoi në vija të gjera seancat e simpoziumit dhe vuri theksin tek vlerat e shkëmbimit të përvojave ndërmjet studiuesve 🤝.
Në fjalën përshëndetëse Prof. Asoc. Dr. Adriatik Derjaj, Përgjegjës i Departmentit të Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike, theksoi se:
“Kjo ngjarje shkencore dhe kulturore nuk është vetëm një vijim pedagogjik i detyrës sonë të përditshme, por është fryt i një përpjekjeje disa vjeçare e stafit të FGJH-së të cilët i kanë dhënë didaktikës së gjuhëve të huaja lindore dhe aziatike, qytetërimit dhe promovimit të tyre, veprimtari shumë të çmuara.”
Kumtesat e çmuara të referuesve shqiptarë dhe të huaj do të zgjerojnë zinxhirin shkencor që lidh kombet ballkanike e mesdhetare që nga mesjeta e hershme e deri më sot.
Profesor Derjaj falënderoi kolegët nga Universiteti i Vlorës dhe i Durrësit për pjesëmarrjen 🙌.
Sesioni u mbyll me fjalën përshëndetëse të Zv. Dekanes, Dr. Kristina Sheperi e cila theksoi se:
“Si një kongres shumëdisiplinor, kjo ngjarje, krahas prurjeve shkencore në fushën e didaktikës dhe edukimit, përbën gjithashtu një hapësirë të rëndësishme reflektimi mbi rolin e gjuhës në ndërlidhjen e proceseve kulturore dhe shkencore. Fakulteti i Gjuhëve të Huaja është gjithmonë i angazhuar në nxitjen e bashkëpunimeve shkencore dhe të shkëmbimeve të qëndrueshme të përvojës akademike 🤝.”