Nga Madridi ku ndodhet në një vizitë dyditore, kryeministri Edi Rama tregoi më shumë rreth Kongresit Botëror të Ligjeve që do të mbahet në vendin tonë më 2027.
“Ne mund të jemi mbrapa në shumë gjëra, por ne duam Kupën e Botës në mikpritje. Të gjithë këtu keni një ftesë për të ardhur në Shqipëri. Jemi shumë të nderuar që jemi këtu dhe që na është treguar kaq shumë respekt dhe gjithashtu që takuam Mbretin, që nga pikëpamja njerëzore është më e mira që mund të gjesh. Ne ishim tërësisht të izoluar dhe ishim Koreja e Jugut e Europës. Kemi luftuar për shumë vite kundër stigmës, sot kemi 12 milionë vizitorë në muaj. Shqipëria sot është me tjetër reputacion. Kemi normën më të ulët të vjedhjes në Europë” tha mes të tjerash kryeministri Rama .