Konflikti për pronën në Has, dënohet motra e viktimës së ekzekutuar nga djali i çiftit të të moshuarve
Artiola Sallahi është dënuar me “arrest shtëpie” për dhunën e ushtruar ndaj çiftit të bashkëshortëve, Jaku në Has, Kukës.
Sipas dinamikës rezulton se Artiola Sallahi, pas konfliktit për pronësi, sulmoi çiftin e bashkëshortëve duke i plagosur rëndë. Vendimi mbërriti vetëm pak orë pasi vëllai i saj mbeti i vrarë nga djali i çiftit.
Autori Ylber Jaku ka ardhur nga Anglia për të kryer krimin, kurse viktima kishte qenë në qytetin e Kukësit dhe po kthehej me makinë, kur u sulmua në pritë. Policia tha se ngjarja ka lidhje me konfliktin e raportuar më 6 maj, ku dy bashkëshortët përfunduan në spital pas përleshjes për shkak të sherrit për pronat, teksa kishin nisur hetimet për të dyja palët.
Madje sipas informacioneve paraprake, kishte pasur edhe ankesa e denoncime nga palët për këto konflikte pronësie prej më shumë se dy dekadash. Për plagosjen e së martës u mor nën akuzë dhe arrestua vajza 21-vjeçare, e dyshuar për sulmin me një mjet të fortë, me sëpatë.
Por dinamika nuk përfundoi me kaq. Pasi dje, rreth orës 16:40, Policia raportoi se Ylber Jaku 41- vjeç, ka qëlluar për vdekje me armë Ryshyt Sallahun, 34 vjeç, i cili është vëllai i vajzës së dyshuar që plagosi bashkëshortët pas sherrit.