Konflikti për motive pronësie në Lushnje/ Vëllai i plagosur niset drejt Traumës

Haziz Musai i plagosuri me armë zjarri nga vëllai i tij Nazif Musai mëngjesin e sotëm në Qukas të Vjetër, niset për në spitalin e Traumës. Gjendja e tij është kritike për jetën.

Nazifi 77-vjeçar po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale ne spitalin e Lushnjes, pasi ka plagë në krah e këmbë nga sëpata dhe kosorja me të cilën u qëllua nga Hazizi.