Konflikti në Vorë, policia jep informacion: U qëllua me armë nga një “BMW”
Detaje të reja janë zbardhur lidhur me konfliktin e sotëm të ngjarjeve në Vorë. Sipas informacioneve të reja, asnjëri nga personat nuk është banor i Vorës.
Raportohet se kanë komunikuar me njëri-tjetrin telefonit për një takim në Vorë, me qëllim për të sqaruar një konflikt të paparshëm që dyshohet se lidhet me një çështje borxhi.
Gjatë takimit, situata ka degjeneruar, dhe sipas informacioneve të raportuara, 31-vjeçari J. L, i cili udhëton me një tip mjet BMW dyshohet se ka armë zjarri nga makina.
Sakaq, ai ende nuk është arrestuar nga politika, e cila ka nisur kërkimet për kapjen e tij pas ngjarjeve.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 24.09.2024, rreth orës 17:40, në afërsi të rrethrrotullimit të Vorës, ka patur një konflikt mes shtetasve A. G., 25 vjeç, E. L., 39 vjeç, të cilët lëviznin me një mjet “Volkswagen Golf 5”, dhe shtetasit J. L., 31 vjeç, që lëvizte me një mjet tip “BMW”.
Gjatë konfliktit nga automjeti tip “BMW” dyshohet se është qëlluar një herë me armë zjarri në ajër. Nga e shtëna me armë zjarri nuk ka persona të dëmtuar.
Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasit J. L., ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.