Konflikti në Lindjen e Mesme, Inter humb kontaktet me Taremin
Mendi Taremi mbetet i bllokuar në Iran.
Sulmuesi iranian i “nerazzurrëve” ishte në atdheun e tij për të kaluar momentet e fundit të relaksit para fillimit të Kupës së Botës për Klube, megjithatë, sulmi izraelit ndaj Teheranit e ka bllokuar atë në vend, dhe kështu ai nuk do të jetë në gjendje të forcojë ekipin italian në këtë turne.
Në fakt, ndërsa bombardimet izraelite po ndikojnë seriozisht në disa zona civile në Iran, kontakti me futbollistin iranian është humbur në orët e fundit.
Sulmuesi me përvojë u transferua së fundmi te Interi ndërsa bëri një postim domethënës në rrjetet sociale, duke dashur të dërgonte një mesazh në mbështetje të Iranit.
Konkretisht, ai përdori një citat nga përmbledhja e poezive të Hafezit, të cilën e shoqëroi me një fotografi të atdheut të tij.
“Ky Zot të mbron nga njerëzit mendjelehtë. Për Iranin”, shkruhej në mbishkrimin e imazhit që ai përdori.