Konflikt i dhunshëm në Durrës/ Arrestohen tre persona dhe dy të tjerë në kërkim, një prej tyre hap zjarr me kallashnikovë

Një konflikt i dhunshëm ka shpërthyer në Durrës, ku disa shtetas u përplasën me sende të forta dhe njëri prej tyre qëlloi me armë zjarri kallashnikov në ajër. Policia ndërhyri menjëherë, duke parandaluar përshkallëzimin e situatës dhe duke arrestuar 3 shtetas për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Dy shtetas, Hamdi Llama. dhe Klajdi Senko, të cilët dyshohet se qëlluan me armë dhe u konfliktuan me një 48-vjeçar, janë shpallur në kërkim. Shtetasit e arrestuar janë Gentian Zeneli, 48 vjeç, për “Moskallëzimi i krimit Spiro Shore, 38 vjeç, dhe Jolanda Zeqiri, 26 vjeçe, për “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Shtetasit në kërkim Hamdi Llama dhe Klajdi Senko, janë konfliktuar për motive të dobëta me Gentian Zeneli , të cilin e kanë goditur me sende të forta dhe qëlluar me armë në ajër për ta kanosur. Materialet janë dërguar në Prokurorinë e Durrësit për veprime të mëtejshme.