Konflikt i dhunshëm mes adoleshentëve në Kukës, 15-vjeçari plagoset me mjet prerës dhe dërgohet në spital
- 1 May, 2025


Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Kukësit, ku një konflikt mes dy adoleshentëve ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre. Sipas informacioneve paraprake të Policisë, rreth orës 17:25, një 15-vjeçar dyshohet se ka goditur me mjet prerës një bashkëmoshatar të tij, i cili është transportuar menjëherë në spitalin e Prizrenit për trajtim të specializuar.
Burime zyrtare bëjnë me dije se i mituri i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori i dyshuar është vetëdorëzuar në Komisariatin e Policisë Kukës.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ