Konfiskimi i ndërtesave me VKM/ Mbahet sot seanca e radhës në Gjykatën Kushtetuese

Ditën e sotme në orën 10:00 do të mbahet seanca e tretë në Gjykatën Kushtetuese për konfiskimin e ndërtesave me VKM.

Kjo çështje është shtyrë disa herë, për çështjen e firmave të 2 deputetëve të cilët sot nuk janë me deputete, pasi kanë dhënë dorëheqjen, ndërsa firmat u zëvendësuan me 3 firma të tjera.

Në seancën e datës 26 prill, Gjykata kërkoi shtyrën e seancës, pasi i kërkoi 28 deputetëve të autorizonin me firmë avokatin që do i përfaqësonte në seancë.  Sot 29 deputetet e PD kanë autorizuar avokatin Marash Logun për t’i përfaqësuar në seancë.