Konfirmohet vizita e Sekretarit të NATO-s në Kosovë, takohet me Osmanin e Kurtin

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, zëvendësja e tij, Radmila Shekerinska, së bashku me ambasadorët e Këshillit të Atlantikut të Veriut do të vizitojnë Kosovën më 11 mars.

NATO njofton se gjatë kësaj vizite, Rutte do të takime me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenten Vjosa Osmani.

Po ashtu do të takohen me komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Enrico Barduani, dhe Drejtorin e NALT-it, Gjeneral Brigade Christian Nawrat, si dhe do të kenë mundësinë të bashkëbisedojnë me personelin e KFOR-it dhe NALT-it.

Në orën 14:50 sekretari i Përgjithshëm i NATO-s dhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media