Konfirmohen burimet serioze të Replika.al, Vangjush Dako vetëdorëzohet


Vangjush Dako është vetëdorëzuar në Drejtorinë E Policisë së Tiranës, pak minuta pas njoftimit se SPAK ka lëshuar urdhër arrest për të dhe 6 ish-zyrtarë të bashkisë së Durrësit.

SPAK lëshoi 10 fletë arreste për kryebashkiakun Dako dhe nëntë zyrtarëve të tjerë. Mes tyre, janë caktuar 7 masa sigurie “arrest me burg” dhe tre të tjerë janë lënë në “arreste shtëpie”.

SPAK pritet që të japë informacione për të arrestuarit, të cilët akuzohen për korrupsion dhe falsifikim dokumentesh lidhur me një pallat të dëmtuar nga tërmeti në qytetin e Durrësit.