Konferenca e Kryetarëve, Bardhi: Mazhoranca kundër ngritjes së dy komisioneve

Konferenca e Kryetarëve ka refuzuar të marrë një vendim për ngritjen e dy komisioneve hetimore kërkuar nga grupi i deputetëve Berisha-Bardhi. Kjo kompetencë i ka kaluar Kuvendit.

Komisionet janë kërkuar për ndërhyrjen në sistemin TIMS dhe koncesionin e sterilizimit.

Pas konferencës Gazment Bardhi deklaroi  se Kuvendi është i detyruar të ngrejë një komision hetimor, ndërsa theksoi se nuk ishte i surprizuar që mazhoranca nuk ra dakord për ngritjen e dy komisioneve.

“Të dyja argumentet janë justifikime. Jo vetëm nuk qëndrojnë, por janë fyerje për çdo mendje njerëzore. Argumenti i parë lidhet me faktin se ne kërkonim të hetonim 4 kontrata koncensionare, sepse sipas tyre janë shumë të zënë. Kërkuam që te verifikohen si janë lidhur kontratat dhe si po zbatohen këto kontrata,” – u shpreh Bardhi.

Ai shtoi nga ana tjetër se për të dhënat e sistemit TIMS shqetësimi nuk ka ardhur vetëm nga opozita, por dhe nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Vendimi për të mos ngritur dy komisionet hetimore është e papranueshme për opozitën dhe siç tha Bardhi cenon të drejtat e tyre për hetim parlamentar.

 

Check Also

Pamela Anderson shpjegon pse u largua nga Hollywood për në Kanada: Më duhej të kujtoja kush isha

Pamela Anderson ka folur pse u largua nga Hollivudi për në vendlindjen e saj në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *