Koncesioni i pullave fiskale, ‘biznesi parazit’ që gjobit me 65 mln euro sipërmarrësit shqiptarë

Qeveria vendosi të shtetëzojë shërbimin e pullave fiskale, duke hequr pas 11 vitesh një koncesion parazit që gjobiti bizneset shqiptare me gati 65 milionë euro shtesë në krahasim me kostot e këtij shërbimi në vendet rajonit.

Shërbimi i pullave fiskale shkon mesatarisht 3 euro për 1000 copë në Europë, 2.2 euro në Kosovë, ndërsa në Shqipëri deri më tani ofrohej nga kompania SicPa për 20 euro. Në një dekadë, ky koncesion arkëtoi gati 75 milionë euro, ndërsa nga bilancet e financiare të saj për të siguruar këtë shërbim nuk ka shpenzuar më shimë se 5-6 milionë euro.Shqipëria ofron koncesionin më të shtrenjtë për pullat fiskale, madje ngarkon me kosto pulle fiskale edhe produkte që normalisht nuk trajtohen si të tilla në gjithë vendet e BE-së dhe rajonit si birra, duke ngarkuar me kosto të tepërta biznesin dhe konsumatorin/Voxnews