Komunikimi për mbylljen e hetimeve, Berisha nuk do të paraqitet në SPAK
- 24 September, 2024
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nuk do të paraqitet nesër në SPAK personalisht për t’iu komunikuar mbyllja e hetimeve.
Mësohet se në SPAK do të paraqiten avokatët e tij për t’u njohur me mbylljen zyrtare të hetimeve ndaj ish-kryeministrit për ish-kompleksin sportiv “Partizani”.
Më 11 shtator, Sali Berisha u paraqit në SPAK ku ju komunikua zyrtarisht se është i pandehur për akuzën e korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë të kryer në bashkëpunim.
Sali Berisha qëndron në “arrest shtëpie” që prej 30 dhjetorit 2023.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ