Kompanitë celulare shqiptare ‘rrjepin’ turistët e huaj në Korfuz: Faturim mbi 300 paund për lidhje me Roaming

Pushuesit që udhëtojnë drejt Korfuzit këtë verë janë paralajmëruar për një tarifë të fshehur roaming, që mund t’u kushtojë qindra paund, pa zbritur ende nga aeroporti.

Turistët britanikë kanë mbetur të habitur kur, sapo kanë zbritur në aeroportin e ishullit grek, kanë marrë një mesazh mirëseardhjeje nga Shqipëria. Mesazhi vinte nga shërbimi “Rate Advice” i operatorit iD Mobile dhe thoshte:

“Mirë se vini në Shqipëri! Thirrjet, mesazhet dhe të dhënat janë me pagesë dhe nuk përfshihen në paketën tuaj standarde të Mbretërisë së Bashkuar. Nëse nuk keni blerë një shtesë Roam Beyond, do të paguani 1.50 paund për MB, ndërsa mesazhet kushtojnë 0.60 paund secili. Kufiri maksimal i të dhënave roaming është vendosur në 45 paund për të shmangur tarifat e tepërta.”

Pavarësisht se Korfuzi është pjesë e Greqisë, pozicioni i tij në cepin veriperëndimor e vendos shumë pranë bregdetit shqiptar, vetëm 48.2 km nga Ksamilit. Për shkak të kësaj afërsie, sinjali i rrjeteve shqiptare të telefonisë shpesh rezulton më i fortë se ai i rrjeteve greke, duke bërë që telefonat inteligjentë të lidhin automatikisht me rrjetet shqiptare, pa dijeninë e përdoruesit.

“Uau, çfarë mashtrimi!” – turistët ankohen në rrjetet sociale

Disa pushues kanë ndarë përvojat e tyre negative në rrjetet sociale, duke paralajmëruar të tjerët për fatura të larta dhe të papritura telefonike.

Steve Moore nga Chesterfield shkroi në grupin e njohur “ëe Love Sidari” në Facebook: “Mbërrita të dielën, mora mesazhin e zakonshëm të mirëseardhjes në Korfuz me tarifat si në Mbretërinë e Bashkuar – dy ditë më vonë, mesazhi tjetër: ‘Mirë se vini në Shqipëri’. Uau, çfarë mashtrimi. Telefonova kompaninë dhe pas 45 minutash më thanë se rrjeti duhej të kishte kaluar në një antenë tjetër.”

Një tjetër përdorues rrëfeu: “Vetëm nëse shkoni në lindje të ishullit ndodh kjo. Unë bëra atë gabim kur po ngisja motorin me katër rrota dhe përdorja Google Maps – më kushtoi 128 paund thjesht për të lëvizur me makinë.”

Një i tretë shtoi: “Kur u kthyem në shtëpi, kishim një faturë prej 298 paundësh.”

Media britanike ka ofruar edhe këshilla për shtetasit britanikë që shkojnë në Korfuz, sesi të shmangin tarifat e roaming nga Shqipëria.

Ekspertët e udhëtimeve dhe përdoruesit përvojë-të-hidhura kanë disa këshilla të vlefshme:

Çaktivizoni funksionin “Roaming” sapo të zbarkoni.

Zgjidhni manualisht një rrjet grek në cilësimet e telefonit tuaj dhe çaktivizoni “auto netëork selection”.

Përdorni vetëm Wi-Fi në bare, restorante dhe hotele.

Kontaktoni me operatorin tuaj për të sqaruar tarifat dhe nëse është e mundur, kërkoni rimbursim nëse nuk ishit në Shqipëri.

Një përdorues në Facebook sugjeroi:

Kur mbërrini në Korfuz dhe telefoni lidhet me rrjetin grek, hyni në cilësime dhe çaktivizoni përzgjedhjen automatike të rrjetit. Në këtë mënyrë nuk do të lidheni më me rrjete të tjera. Mos harroni ta riaktivizoni këtë kur të ktheheni në MB.”

Rreziku tjetër: aplikacionet që ‘hanë’ internet pa dashje

Ekspertja Georgia Brivida nga kompania “Sim Local” paralajmëroi për një tjetër rrezik të fshehur: funksioni “autoplay” në aplikacione si Instagram, TikTok, Facebook dhe YouTube. Ky funksion luan automatikisht videot pa kërkesën e përdoruesit dhe mund të harxhojë dhjetëra megabajt brenda pak minutash, duke shkaktuar kosto të mëdha të padukshme në roaming. /Zëri