Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të marrë mbështetje për dixhitalizimin nga qeveria zvicerane

Një marrëveshje e re, e cila do të nënshkruhet nesër në datën 24 Mars 2023 në orën 10:30 në sallën e mbledhjeve të KQZ, nis një projekt shumë ambicioz që do të zhvillojë më tej transparencën dhe efektivitetin e KQZ-së përmes mjeteve dixhitale.

Ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri dhe Komisioneri Celibashi do të flasin para mediave menjëherë pas nënshkrimit.