Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkonnga detyra Prokurorin e Korçës, Dashnor Nure/ Nuk kalon vettingun

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ka shkarkuar sot nga detyra Prokurorin e Korçës, Dashnor Nure, pasi nuk kaloi procesin e vettingut. Nures iu kalua barrë prove në lidhje me adresat e banimit dhe dy banesave nga të afërmit, në të cilat ai kishte jetuar. Po ashtu atij iu gjetën pamundësi financiare në disa vite, por Nure i kundërshtoi gjetjet dhe pretendoi se ato ishin virtuale dhe jo realiteti.

Procesi i vetingut për Nuren u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Pamela Qirko, me relatore Xhensila Pinen dhe anëtare Alma Faskajn. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar, ishte i pranishëm, Gerrit Sprenger.Dashnor Nure e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 si prokuror në Prokurorinë e Kolonjës. Prej vitit 2007, ai ushtronte funksionin në Prokurorinë e Rrethit Korçë.

Prokurori Nure ka blerë një automjet në vitin 2004 për shumën 404 mijë lekë. Pine tha se nga hetimi i KPK ka rezultuar se shitësi e kishte blerë pak kohë më parë për 5300 euro. Nisur nga ky fakt, si dhe për arsye se në kontratën e shitblerjes nuk ishte evidentuar ndonjë defekt i mjetit, KPK ka konsideruar në analizë si çmimin 5300 euro me të cilin e kishte blerë shitësi, si dhe shpenzimet doganore, në vlerën totale rreth 900 mijë lekë.

Pine shpjegoi se në analizën financiare të KPK nuk janë konsideruar të ardhurat nga shitja e një mjeti të mëparshëm, pasi pretendimi ka mbetur deklarativ. Po ashtu, nuk është përfshirë një kredi që është disbursuar dy muaj pasi është blerë makina.Sipas KPK, ka dyshime se subjekti ka kryer veprime për të fshehur çmimin real të makinës. Nure ka deklaruar në vitin 2004 dhe një gjendje cash në shumën 900 mijë lekë, që së bashku me shpenzimet e kryera për blerjen e mjetit dhe ato jetike, kanë sjellë një bilanc negativ në shumën 302 mijë lekë. Po ashtu, është konstatuar mospëpruthje në deklarimin e gjendjes cash, pasi në deklaratën veting është shënuar shuma 650 mijë lekë, megjithëse prej 2004-ës nuk është deklaruar asnjë ndryshim i vlerës 900 mijë lekë.

 

 

Check Also

Meloni – Starmer: Pakti me Shqipërinë për emigrantët, model për vendet e tjera

Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për ngritjen e qendrave të përpunimit të azilkërkuesve në Gjadër …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *