Komisioni i Ligjeve miraton me votat e maxhorancës rikthimin online të lojërave të fatit

Me 12 vota pro, 3 kundër dhe 1 abstenim Komisioni i Ligjeve miratoi këtë të hënë rikthimin e lojërave të fatit vetëm online. Miratimi në komision u bë vetëm me votat e mazhorancës, pasi opozita votoi kundër.

Kanë kaluar 4 vite që prej mbylljes së basteve sportive. Qeveria shqiptar po diskuton për rikthimin e tyre pas kërkesës në federatave sportive, që e shohin si shpëtimin e vetëm financiar. Rikthimi i basteve sportive vjen si një kërkesë artikuluar edhe nga Tonin Vocaj, Drejtori i Komanduar në Policinë e Shtetit pas largimit të Gledis Nano.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se nëse do të merret një vendim për rihapjen e  basteve sportive, ai do të jetë vetëm për bastet online dhe jo sallat dhe makinetat dhe se të gjitha të ardhurat që do të mblidhen do të shkojnë për kulturën, rininë dhe për sportin.

Lajmi do të përditësohet..