Komisioni i Etikës/ PS kërkoi përjashtimin për 10 ditë të deputetëve të PD, opozita ‘live’ në FB: Mbledhja është nul

•Ditën e sotme u zhvillua me debate mbledhja e Komisionit të Etikës, e cila nisi për shqyrtimin e kërkesës së PS për të përjashtuar për 10 ditë nga Kuvendi 8 deputetë të opozitës të cilët seancën e kaluar bllokuan foltoren. •Përjashtim është kërkuar për; Luçiano Boçin, Albana Vokshin, Ervin Salianji, Ina Zhupën, Luan Baçin, Tritan Shehun, Gazmend Bardhi dhe Bledion Nallbati. •Mbledhja nisi dhe u shoqërua me debate. •Shkak u bë kërkesa e opozitës që mbledhja të zhvillohet e hapur për mediat, ndërsa mazhoranca nuk pranoi. •Deputetja Albana Vokshi dhe Luçiano Boçi u futën live në Facebook.