Komisioni Hetimor për Sistemin TIMS, përfundon pas disa orësh dëshmia e Ballës
- 4 June, 2024
Dëshmia e ministrit të Brendshëm Taulant Balla ka përfunduar pas 3 orësh në Komisionin Hetimor për Sistemin TIMS. Dëshmia e Ballës u dha me dyer të mbyllura, për shkak të të dhënave sensitive.
Lidhur me këtë, deputeti socialist, njëkohësisht nënkryetar i Komisionit, Toni Gogu, tha se edhe dëshmia e kreut të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullakut, duhet të bëhet me dyer të mbyllura.
Ai tha se ka një kërkesë formale nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, që kërkon këtë gjë.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ