Komediani Adam Sandler merr çmimin “Mark Twain”

Aktori dhe komediani Adam Sandler ,nderohet me cmimin prestigjoz  Mark Twain të Qendrës Kennedy për kategorinë e  “Humorit Amerikan” në një event ku të pranishëm ishin yjet Jennifer Aniston, Chris Rock dhe Conan O’Brien.

Sandler, filmat e të cilit përfshijnë “Spanglish”, “The Wedding Singer” dhe “The Waterboy”, u lavdërua për notat e tij  komike që, megjithëse nuk kanë fituar gjithmonë zemrat e kritikëve, kanë fituar mbi fansat dhe kanë gjeneruar miliarda dollarë.Komediani Robert Smigel, i cili njihet dhe ka punuar me Sandler për dekada, tha se ai ishte një ‘gjeni krijues’ që rrezikonte të keqkuptohej  nga disa në industri.

“Ne  e dinim se ai ishte një krijues gjenial. Prej disa vitesh  disa prej anëtarëve në staf nuk besonin se Sandler do të kishte sukses, pjesa e vjetër e stafit mendonin se ai thjesht ishte një komik që bënte për të qeshur, por ai është një nga djemtë më të zgjuar dhe më precizët me të cilët kam punuar ndonjëherë”, u shpreh ai.

Sandler i bashkohet yjeve të tjerë  të  komedianëve që kanë marrë çmimin Mark Twain, si  Jon Stewart, Dave Chappelle, Julia Louis-Dreyfus, David Letterman, Carol Burnett, Eddie Murphy dhe Ellen DeGeneres.Sandler filloi një karrierë jashtëzakonisht të suksesshme në film që ka përfshirë më shumë se 30 filma, duke fituar mbi 3 miliardë dollarë në mbarë botën.